Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Eksperimentet dhe ndikimi i politikës në arsim, këtë javë në të dielën me Kohën Ditore

Vëmendja e publikut shkaku i zhvillimeve të shumta është kthyer edhe një herë tek arsimi.

Me titull “Politika ngufat shkollën”, E diela me Kohën Ditore trajton problemet në këtë fushë nga niveli më i ulët, deri tek ajo që ka rezultuar me devalvimin e shkollës në vend.

Për këtë temë, në intervistën e javës flet njohësi i çështjeve të arsimit, Halim Hyseni, ndërsa na reportazh, njoftoheni me një politikan që po jep pagën e tij po e ndan për tre studentë.

Nga bota, lexoni për një vajzë që sabotoi dasmën e saj dhe fenomenin e martesave të vajzave të mitura.

Nga faqet e kulturës, në 7 shkronja njoftohuni me skulptorin kosovar Luan Bajraktari dhe dirigjentin britanik Alexander Walker, e gjithashtu edhe me jazz muzikantin Joe Sanders, që së fundmi qëndroi në Kosovë.

Historinë e jashtëzakonshme të “Odës së Junikut”, e ndërtuar në fund shekullit XVII, do ta kuptoni në rubrikën Monument,

Edhe E diela me “Kohën Ditore” këtë javë i kushtohet diasporës dhe leksioneve që vijnë nga atje Arbëri E diela me “Kohën Ditore” këtë javë i kushtohet diasporës dhe leksioneve që vijnë nga atje

Nga faqet e sportit vendor, personazh këtë javë është futbollistja Edona Kryeziu, kapitene e përfaqësueses së Kosovës dhe trajneri i ri i Sigal Prishtinës, Andin Rashica.

Këshilla për shëndet, estetikë e trendet e fundit në modë, faqe të shumta me enigmatikë, e shumë artikuj të tjerë në mbi 80 faqe të së dielës me Kohën Ditore.