Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

E diela me “Kohën Ditore” trajton problemet që e presin vitin e ri shkollor

Nisja e vitit të ri shkollor me problemet e vjetra është kryetemë e së dielës në “Koha Ditore”.

Shkrimi me titull “Arsimi kurrë më keq” shpërfaq problemet që ende sfidojnë arsimin parauniversitar dhe atë të lartë.

Si nuk u arrit që as kësaj radhe të eliminohen gabimet në tekstet e reja të shkollave fillore, pavarësisht premtimeve për një proces të mirëfilltë? Pse nuk ka gjasa të ndodhë mësimi tërëditor në disa shkolla që punojnë me një ndërresë? Përgjigjet i kuptoni të dielën.

Mësimdhënësi, Naim Bajrami, tregon se si Qeveria Haradinaj nuk ndaloi praktikën e qeverive të mëhershme, por vazhdoi politizimin e arsimit.

Në faqet e së dielës mund ta lexoni edhe reportazhin për shkollën me vetëm pesë nxënës në Rugovë, dy prej të cilëve janë nga Shqipëria.

Edhe E Diela me “KOHA Ditore” i kushtohet arsimit në kohë pandemie Arbëri E Diela me “KOHA Ditore” i kushtohet arsimit në kohë pandemie

Rënia e Mehmet Shehut pas emërimit si ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë në vitet ’80-ta, trajtohet në fejton.

Rubrika e kulturës sjell grupin britanik të muzikës “Dub Pistols”, i cili e përdor muzikën si mision për bashkimin e njerëzve.

Në Monument mund të lexoni për punëdoret e grave të mbijetuara nga dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë, të cilat konsiderohen si qaforet e rikthimit të shpresës.

Se cili është vendi, ku edhe priftërinjtë trafikojnë prostituta, e kuptoni në faqet e botës.

Edhe Viti i ri shkollor me probleme të vjetra: Arsimi kurrë më keq Arbëri Viti i ri shkollor me probleme të vjetra: Arsimi kurrë më keq

Në hapësirën e sportit, futbollistja, Kaltrina Biqkaj, rrëfen për rrugëtimin e saj të suksesshëm dhe golat vendimtarë në Ligën e Kampionëve.

Këto dhe shkrime të tjera interesante nga fusha të ndryshme, mund t’i lexoni në numrin e së dielës në “Koha Ditore”.