KOHA ka siguruar videon nga kamerat e sigurisë në hollin e Kuvendit të Kosovës, ku të martën pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme pati një përleshje.
Nga pamje shihet se deputetët e LDK-së Arben Gashi, Kujtim Shala e Doruntina Maloku presin te dera e sallës së mbledhjes. Me të dalë nga aty Gazmend Gjyshinca i Vetëvendosjes, pamjet tregojnë që rrethohet nga ana e deputetëve të LDK-së. Po ashtu, shihet kur Gjyshinca goditet nga ana e Arben Gashit.
Për detajet e tjera rreth hetimeve mund të informoheni në orën 19.00, në edicionin qendror të lajmeve në KTV.
Gjatë ditës së djeshme, VV-ja akuzoi deputetët e LDK-së se e sulmuan Gjyshincën, mirëpo këtë e mohuan Gashi e Shala. Madje, Gashi e Shala thanë se ekzistojnë kamerat e sigurisë dhe se ato mund të tregojnë të vërtetën.
-
KOHA siguron pamjet nga Kuvendi, shihen shtyrjet mes Gjyshincës e Gashit
-
Hetuesia po shqyrton dy rrugë për përplasjen në Kuvend, një dëshmitare mbeti e paintervistuar
-
Gashi e Shala mohojnë se i sulmuan fizikisht deputetët e VV-së
-
Deputetë të VV-së pretendojnë të jenë sulmuar nga deputetë të LDK-së
-
Tensione në Kuvend, deputetët e PDK-së dhe Aleancës përplasen me të VV-së