Bashkëkryesuesi i Ekipit Negociator, Fatmir Limaj në një konferencë për media ka folur për takimin që Ekipi ka pasur me ambasadorët e vendeve të Quintit në Kosovë.
Limaj ka thënë se ambasadorët janë njoftuar për fazat e platformës për koordinimin që do të ketë presidenca me Kuvendin e Kosovës së bashku me opozitën.
Ai ka thënë Ekipi Negociator i përbërë me nëntë burra, po mbledh materialet e bisedimeve të mëparshme në Bruksel.
“Kemi marrë zotimin se edhe presidenti do t’i dorëzojë dokumentet e mëhershme. Ambasadorët shprehën përkrahjen e tyre e të plot. Na inkurajuan që të vazhdojmë”, ka thënë Limaj.
Sipas Limajt, Ekipi Negociator do të niset drejt Brukselit me qëllim që të arrihet marrëveshja me Serbinë.