Drejtuesit dhe anëtarët e Ekipit negociator të Kosovës për dialogun politik me Serbinë, thonë se për shkak të mosvazhdimit të dialogut në Bruksel ndërmjet palëve, edhe puna e ekipit ka ngecur.
Ata thonë se disa nga anëtarët e delegacionit janë ende duke punuar për tema të caktuara, e disa të tjerë kanë përfunduar me punët.
Njëri nga drejtuesit e Ekipit negociator, Shpend Ahmeti, thotë se aktualisht anëtarët e delegacionit politik dhe teknik këtë kohë janë duke e shfrytëzuar për t'i bërë funksionale grupet punuese.
"Kemi përgatitur katër pozicione për katër tema të ndryshme, megjithatë po mendojmë që duhet të vazhdojmë me strategji negociuese, sepse nuk ka vazhduar procesi dhe nuk duam as që të zbulojmë, as që të kemi dokumentin që disa muaj përpara mund të na zbulojë rrugën përpara", thotë Ahmeti.
Më 29 prill në Berlin, pritet të mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku nikoqir të takimit pritet të jenë kancelaria gjermane, Angela Merkel, si dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.
-
Të gjitha që ndodhën rreth takimit të krerëve shtetërorë dhe Ekipit negociues
-
Kosova në pritje të takimit të radhës në Bruksel, Asociacionin e quan temë të mbyllur
-
Ekipet teknike të enjten në Bruksel, Kosova ende pa koordinator
-
Rirreshtim në Prishtinë për dialogun me Serbinë
-
Ekipi Negociator ka mbetur pa punë, por jo edhe pa paga