Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë njoftuar se kanë shpëtuar nga rrënojat e tërmetit në Turqi një fëmijë të moshës 2-vjeçare.
Përmes një komunikate për media thuhet se ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga mëngjesi janë duke operuar me kapacitete të plota në Hatay të Turqisë dhe në orët e mbrëmjes kanë arritur të nxjerrin një fëmijë të moshës dy vjeçare duke shtuar se janë duke bërë përpjekjet maksimale për të shpëtuar edhe nënën e saj që është e ngujuar në rrënoja.
“Ekipet tona gjatë operacionit që janë duke realizuar kanë hasur në viktima në objektet e kollapsuara, por prioritet është duke ju dhënë atyre vendeve ku janë detektuar persona të gjallë, dhe të gjitha ekipet e shpëtimit nga mbarë bota kanë dhënë prioritet për të shpëtuar sa më shumë jetë”, thuhet në njoftim.
Shpëtimin e këtij fëmije e kanë konfirmuar për KOHËN edhe nga Ministria e Mbrojtjes.
-
Turqia me falënderim të veçantë, publikon videon e shpëtimit të 2-vjeçares nga FSK-ja
-
Me ndihmën e ekipit nga Kosova shpëtohet 26-vjeçarja në Hatay
-
FSK-ja i nxjerr të gjallë edhe dy persona nga gërmadhat e tërmetit
-
Nxirret e gjallë foshnja 2-muajshe nga rrënojat pas 129-orësh, shpresë për të gjithë
-
Ekipet nga Kosova të përkushtuara të bëjnë të pamundurën në Hatay