Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

EFSE forcon bazën e kapitalit të BKT-së për të nxitur kreditimin e qëndrueshëm për NMVM-të në Kosovë

• Instrumenti në përputhje me Basel-III i Kapitalit të klasës së dytë (ang: Basel-III, Tier 2) do të forcojë strukturën e kapitalit të bankës me qëllim që të sigurojë financim për NMVM-të dhe sektorin e bujqësisë në Kosovë.

• Përveç mbështetjes financiare, Departamenti për Zhvillim i EFSE-së do t'i ofrojë BKT-së edhe asistencë teknike për të zhvilluar edhe më tej planin e saj të qëndrueshmërisë. Luksemburg dhe Prishtinë, 01 shtator 2022 - Fondi Evropian për Evropën Juglindore (EFSE) ka mbështetur

BKT Kosovën me kredi të varur prej 15.0 milionë Euro për të ofruar financim të qëndrueshëm për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), si dhe për sektorin e bujqësisë.

Si partnerë që nga viti 2013, ky instrument i ri paraqet mbështetjen e tretë rradhazi për Bankën Kombëtare Tregtare në Kosovë, e cila është në përputhje me Basel-III për Kapitalin e klasës së dytë, i cili do të forcojë dhe optimizojë strukturën e përgjithshme të kapitalit të bankës. Duke financuar tashmë më shumë se 1,500 klientë, banka është mirë e pozicionuar për të mundësuar financim më të zgjeruar për sipërmarrësit. Kjo mbështetje e re do t'i mundësojë bankës të diversifikojë portofolin e saj duke forcuar ofertën e produkteve dhe shërbimeve për NMVM-të. Për më tepër, mbështetja do të rrisë kapacitetin e bankës për kreditim bujqësor, veçanërisht për fermerët rural në mbarë Kosovën.

Departamenti për Zhvillim i EFSE-së do të zgjeroj më tej mbështetjen e saj duke shtyer tutje planin e qëndrueshmërisë së bankës ku, ndër të tjera, faktorët mjedisorë dhe socialë do të integrohen në operacionet thelbësore të organizatës. Si një nga partnerët e parë të angazhuar në mënyrë aktive në përmirësimin e qasjeve të tyre të qëndrueshmërisë, Departamenti për Zhvillim i EFSE do të mbështesë gjithashtu bankën në publikimin e raportit të qëndrueshmërisë në të ardhmen e afërt.

Edhe EFSE dhe BKT Kosova zgjerojnë mbështetjen për financimin e bujqësisë së qëndrueshme Reklama EFSE dhe BKT Kosova zgjerojnë mbështetjen për financimin e bujqësisë së qëndrueshme

Kryesuesi i Bordit të EFSE-së, Klaus Müller, tha: “BKT Kosova ka dëshmuar të jetë partner strategjik në ofrimin e financimit vital për NMVM-të – shtylla kryesore e ekonomisë së vendit. Ky instrument i ri dhe përqendrimi i shtuar në qëndrueshmëri do të kontribuojë tutje në avancimin e misionit të EFSE-së për të promovuar prosperitetin ekonomik në të gjithë rajonin.

Suat Bakkal, Kryeshef Ekzekutiv dhe Anëtar i Bordit të BKT Kosova me këtë rast tha: “Me këtë marrëveshje, ne po e zgjerojmë bashkëpunimin tonë të frytshëm dhe po hapim mundësi shtesë për klientët tanë, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për të zhvilluar biznese dhe forcuar pozicionin e tyre konkurrues përmes këtyre fondeve. Si partner në këtë marrëveshje, fokusi ynë kryesor është fuqizimi i bizneseve me mjetet e duhura për rritje të qëndrueshme. Ne urojmë një partneritet afatgjatë i cili do të ketë ndikim pozitiv, të fortë dhe të qëndrueshëm.”

Rreth EFSE

Fondi Evropian për Evropën Juglindore, është një fond investimi me ndikim të madh i krijuar në vitin 2005, i cili synon të nxisë zhvillimin dhe prosperitetin ekonomik në Rajonin e Evropës Juglindore duke investuar në suksesin e ndërmarrjeve mikro dhe të vogla, si dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës për individët. Duke qenë se qasja në shërbimet financiare është çelësi për zhvillimin e këtij segmenti, EFSE fokusohet për të ndihmuar sektorët financiarë lokal për të rritur mundësitë e financimit për këtë grup të synuar. Krahas aktiviteteve të saj të investimit nëpërmjet partnerëve lokal, EFSE e shumëfishon ndikimin e saj nëpërmjet Departamentit për Zhvillim, i cili ofron asistencë teknike, trajnime dhe mbështetje të tjera jofinanciare për sipërmarrësit dhe institucionet.

EFSE është iniciuar nga Banka për Zhvillim KfW, me mbështetjen financiare të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe Komisionit Evropian. Si partneriteti i parë publiko-privat i këtij lloji, EFSE e merr kapitalin e saj nga agjencionet donatore, institucionet financiare ndërkombëtare dhe investitorët institucional privat.

Finance in Motion GmbH, Gjermani, shërben si këshilltar i EFSE-së dhe Hauck & Aufhäuser Fund Services S.A., Luksemburg, vepron si menaxher.

Për më shumë mbi Fondin Evropian për Evropën Juglindore, ju lutemi vizitoni: www.efse.lu

Për më shumë mbi Finance in Motion, ju lutemi vizitoni: www.finance-in-motion.com

Rreth BKT Kosova

BKT Kosova operon në tregun e Kosovës si banka me rritjen më të shpejtë dhe më inovative. Banka ka krijuar mundësi dhe zgjidhje të shumta bankare inovative dhe moderne, si dhe një larmi konkurruese produktesh dhe shërbime bankare. BKT Kosova është e përkushtuar t’i shërbejë të gjitha kategorive të klientëve: Individë, Korporata, NVM dhe Mikro-ndërmarrjeve, ndërsa është e përqendruar fuqimisht në njohjen si një partner bankar global. Për BKT Kosovën, rritje do të thotë të përjetosh ndryshime dhe t'i përshtatesh zhvillimeve të reja në çdo fushë, andaj duke e bërë këtë, banka përkushtohet të rrisë vlerën e saj afatgjate, duke kontribuar në mënyrë aktive në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë. Në kuadër të qasjes së saj të qëndrueshmërisë, BKT Kosova fokusohet që në vazhdimësi të vendosë vlerat e saj korporative dhe parimet bazë të qëndrueshmërisë në strategjinë e saj të biznesit.

*Artikull i sponsorizuar


GGF dhe BKR për ngritje të efiçiencës në energji dhe resurse për biznese dhe amvisëritë në Kosovë

• Instrumenti në përputhje me Basel-III i Kapitalit të klasës së dytë do të forcojë strukturën e kapitalit të bankës për të ofruar fonde për qëndrueshmërinë në energji dhe resurse në Kosovë.

• Përveç mbështetjes financiare, Asistenca Teknike e GGF do t'i japë BKT-së edhe asistencë për të rritur mkreditimin e gjelbër.

Edhe EFSE expands support for MSMEs in Kosovo with EUR 20 million investment in BKT Kosova Reklama EFSE expands support for MSMEs in Kosovo with EUR 20 million investment in BKT Kosova

Luksemburg dhe Prishtinë, 01 shtator 2022 – Fondi për Energji të Gjelbërt (GGF) ka mbështetur partnerin e saj BKT Kosova me kredi të varur prej 7 milionë euro. Këto fonde do të forcojnë bazën e kapitalit të bankës me të cilën BKT do të rrisë kreditimin e saj për Energji dhe Resurse Efiçiente për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), individët dhe projektet e energjisë së ripërtritshme, në zonat urbane dhe gjysmë urbane të Kosovës.

Si një instrument në përputhje me Basel-III i Kapitalit të klasës së dytë, kjo mbështetje synon të forcojë kapacitetet e bankës në zgjerimin e financimit të gjelbër e të qëndrushëm afatëgjatë. Investimi pritet të kontribuojë në reduktimin e emetimeve të CO2me 4,800 tonë në vit dhe 21,800 MWh kursime vjetore të energjisë primare. Kjo është e barabartë me shmangien e emetimeve të gazrave serrë nga mbi 1,000 automjete të pasagjerëve me benzinë për një vit.

Për të plotësuar këtë mbështetje, BKT Kosova do të përfitojë edhe asistencë teknike në përputhje me nismën e fondit “Deep Greening” i cili synon të ndërtojë qëndrueshmëri në operacionet kryesore të bankës, të përmirësojë sistemin e menaxhimit mjedisor dhe social, si dhe të forcojë kapacitetet e huadhënies së gjelbër.

Kryetari i GGF, Christopher Knowles tha: “Ne jemi shumë të lumtur që po vazhdojmë partneritetin tonë me BKT Kosovën dhe besojmë se kjo mbështetje e re, përveç asistencës teknike që do të ofrohet, do të rrisë kapitalin e bankës për të zgjeruar tutje financimin për masat në efiçiencë të energjisë dhe resurseve në të gjithë vendin.”

Suat Bakkal, Kryeshef Ekzekutiv dhe Anëtar i Bordit të BKT Kosovës me këtë rast tha: “Ne besojmë se partneriteti ynë do të vazhdojë të jetë një bashkëpunim afatgjatë që do të ndikojë fuqishëm në përmirësimin e efiçiencës së energjisë dhe resurseve, dhe në mbrojtjen e mjedisit. Nëpërmjet qasjes sonë inovative, ne do të mbetemi të përkushtuar që të ofrojmë zgjidhje miqësore për mjedisin dhe shoqërinë.”

Këto shifra bazohen në vlerësimin ku 50% e të ardhurave do të jepen me hua për investimet me pakicë të EE dhe 50% për fokus më të zgjeruar në investimet e NVM-ve dhe të korporatave për EE dhe RE.

Rreth GGF

Fondi për Energji të Gjelbërt investon në masat që ndikojnë në uljen e përdorimit të energjisë dhe emetimin e CO2, gjithashtu për të përmirësuar efiçiencën e resurseve në 19 tregje në të gjithë Evropën Juglindore, Kaukaz, Ukrainë, Moldavi, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Fondi siguron financime të drejtpërdrejta për projektet e energjisë së ripërtritshme për: korporatat dhe komunat, ose në mënyrë indirekte nëpërmjet institucioneve të përzgjedhura financiare. Mbështetja dhe Asistenca Teknike e GGF maksimizon ndikimin e investimit të fondit përmes mbështetjes për ngritjen e kapaciteteve në institucionet financiare dhe partnerët vendas.

GGF u iniciua si një partneritet publiko-privat në dhjetor të vitit 2009 nga Banka Gjermane për Zhvillim KfW dhe Banka Evropiane e Investimeve, me mbështetje financiare nga Komisioni Evropian, Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe Banka Austriake për Zhvillim (OeEB). Baza në rritje e investitorëve të fondit përfshin agjencione donatore, institucione financiare ndërkombëtare dhe investitorë privat institucional, duke përfshirë Korporatën Financiare Ndërkombëtare, Bankën Holandeze të Zhvillimit FMO dhe bankën etike gjermane GLS. GGF këshillohet nga Finance in Motion GmbH. MACS Energy & Water GmbH, Frankfurt am Main vepron si këshilltar teknik.

Për më shumë, shihni www.ggf.lu dhe na ndiqni në Twitter @GreenGrowthFund

Rreth BKT Kosova

BKT Kosova operon në tregun e Kosovës si banka me rritjen më të shpejtë dhe më inovative. Banka ka krijuar mundësi dhe zgjidhje të shumta bankare inovative dhe moderne, si dhe një larmi konkuruese produktesh dhe shërbime bankare. BKT Kosova është e përkushtuar t’i shërbejë të gjitha kategorive të klientëve: Individë, Korporata, NVM dhe Mikro-ndërmarrjeve, ndërsa është e përqendruar fuqimisht në njohjen si një partner bankar global.

Për BKT Kosovën, rritje do të thotë të përjetosh ndryshime dhe t'i përshtatesh zhvillimeve të reja në çdo fushë, andaj duke e bërë këtë, banka përkushtohet të rrisë vlerën e saj afatgjate, duke kontribuar në mënyrë aktive në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë. Në kuadër të qasjes së saj të qëndrueshmërisë, BKT Kosova fokusohet që në vazhdimësi të vendosë vlerat e saj korporative dhe parimet bazë të qëndrueshmërisë në strategjinë e saj të biznesit.

Edhe BKT Kosova dhe Dhoma e Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 organizuan forumin “Ndërtimi i Ekosistemit të Qëndrueshëm për Gratë në Biznes” Reklama BKT Kosova dhe Dhoma e Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 organizuan forumin “Ndërtimi i Ekosistemit të Qëndrueshëm për Gratë në Biznes”

Për më shumë: www.bkt-ks.com

*Artikull i sponsorizuar