Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe Zabeli i Ulët i Drenasit shpallet vatër e përhapjes së infeksionit

Edhe fshati Zabel i Ulët në Drenas është shpallur vatër e përhapjes së koronavirusit.

Ashtu siç ka njoftuar kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci, ky vendim është marrë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Personi i diagnostikuar me covid-19 dhe kontaktet e bëra, janë rekomanduar të vetizolohen.
Policia e Kosovës do të ketë mbikëqyrje të shtuar në këtë vendbanim. Ky vendim vlen deri në vendimin tjetër”, thuhet në vendimin e MSH-së.

Lladrovci tutje ka kërkuar nga qytetarët t’i respektojnë masat për parandalimin e virusit.

“Ashtu si deri më sot, kërkoj nga Ju qytetarë të nderuar, të zbatoni masat për parandalimin e virusit, covid-19. Mos dilni pa nevojë, respektoni rekomandimet e institucioneve për luftimin e virusit. Rrini në shtëpi, sepse kjo është masa e vetme aktualisht për ta luftuar virusin”, thuhet në njoftim.

Vatër e përhapjes së infeksionit janë shpallur edhe dy fshatra në Kamenicë dhe një në Vushtrri.

Artikuj të ngjashëm