Njëkohësisht, Thaçi ka thënë se Kosova pret të përmirësohet padrejtësia që po bëhet lidhur me regjimin për viza.
“E uroj Kroacinë për marrjen e kryesimit të radhës të Këshillit të BE-së. Zagrebi është zëri i Ballkanit në Bruksel, prandaj i mirëpresim këta gjashtë muaj të ardhshëm. Zotimi i Kroacisë për të organizuar Samitin e Zagrebit në mes të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është një mundësi tjetër për të konfirmuar përkushtimin e tërë rajonit për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian”, shkruan Thaçi në facebook, transmeton Koha.net.
Thaçi, tutje thekson se “si Kosovë presim që edhe më zëshëm të kërkohet të përmirësohet padrejtësia që po na bëhet, duke mos marrë vendimin e merituar për heqjen e regjimit të vizave”.
“Marrëdhënia me BE-në duhet të ndërtohet mbi besim dhe respekt të ndërsjellë. Ky pres të jetë mesazhi i Kroacisë për BE-në në këta muaj të kryesimit të Këshillit”, ka përfunduar Thaçi.
Kroacia nga data 1 janar 2020 do të kryesojë presidencën e BE-së duke pasuar Finlandën.
Edhe
Thaçi: Në Samitin e Zagrebit kërkova urgjentisht nga BE-ja liberalizimin
Vendi më i ri anëtar që nga viti 2013, do të kryesojë presidencën e Këshillit të BE-së për herë të parë.
Kujtojmë se 2019-a është vlerësuar vazhdimisht si vit i cili duhet harruar sa u përket politikave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Qytetarët e Kosovës janë shprehur optimistë për liberalizimin pasi Kroacia mori kryesimin e BE-së.
-
Thaçi takohet me Plenkoviqin: Kosova pret që gjatë Presidencës kroate në BE të merret vendimi për liberalizim
-
Liberalizimi pritet në pjesën e dytë të vitit, kur kryesimin e merr Gjermania
-
Qytetarët optimistë për liberalizimin pasi Kroacia mori kryesimin e BE-së, njohësit skeptikë
-
Michel: Po bëhet përparim në liberalizimin e vizave për Kosovën