Edhe të enjten në Kosovë pritet të mbajë mot jostabil, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës do të shoqërohen me shkarkime rrufesh, reshje shiu, e në disa zona ekziston rrezik për stuhi dhe breshër.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se një mot afërsisht i ngjashëm do të na shoqërojë deri në fundjavë.
Temperaturat minimale për ditën e sotme do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalist e fortë.
Era e fortë ditë më parë doli të jetë fatale për një të ri nga Podujeva. Ai vdiq si pasojë e një lisi që u rrëzua nga era e fortë në qendër të Prishtinës. Ndërkaq në Rahovec një tjetër i ri vdiq si pasojë e goditjes nga rrufeja./KP