Mot i ndryshueshëm, me diell e vranësira të cilat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu e shkarkime rrufesh do të mbizotërojë të enjten në Kosovë, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Reshjet më të fokusuara parashihen në jug të vendit, kryesisht rrëzë maleve, ndërsa pjesët tjera të territorit, duke mos e përfshirë të gjithë territorin, parashihen të kenë më pak reshje.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë celsius.
Moti me shi në dy ditët e fundit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona të vendit.