Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe Saranda Bogujevci infektohet me COVID-19

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci është infektuar me COVID-19.

Se ka rezultuar pozitive, ka treguar vet Bogujevci nëpërmjet një postimi në “Facebook”. Ajo ka treguar se ishte testuar të mërkurën nga IKSHPK.

“Të dashur qytetarë. Dua të ju njoftoj se dje jam testuar nga IKSHPK, dhe sot jam njoftuar se kam rezultuar pozitiv me covid-19. Fatmirësisht jam mirë me shëndet, e kjo falë vaksinimit në kohë. Të gjithë të keni kujdes e të vaksinoheni”, ka shkruar Bogujevci.

Ndërsa, e njëjta në seancën e djeshme njoftoi se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari kanë rezultuar pozitivë me COVID-19

Artikuj të ngjashëm