Arbëri

Edhe një risi nga Turkish Airlines në fluturimet për në SHBA dhe Britani të Madhe

Kompania globale lancon shërbimin për ofrimin e latptop’ëve për pasagjerët e klasës së biznesit në këto fluturime

Linja ajrore që fluturon në shumicën e vendeve të botës vazhdon të zhvilloj zgjidhje të reja për pasagjeret e saj krahas ndalimit elektronik të aplikuar në fluturimet për SHBA’të dhe Britani të Madhe.

Nga data 6 Maj 2017 bartësi i flamurit kombëtar ka filluar të ofroj laptop për pasagjerët e kalsës së biznesit në fluturimet për në SHBA. E njëjta do të filloj të aplikohet nga data 12 Maj 2017 edhe për pasagjerët e klasës së biznesit në fluturimet për ne Britani të Madhe.

Me këtë shërbim të ri pasagjerët do ta kenë mundësine që me këta laptop, mbi retë të merren me punët personale të tyre, ndërkohë që të njëjtit do të kene mundësi të përjetojnë Planetin dhe në anën tjetër të zbaviten me sistemin e zbavitjes në fluturimet e Turkish Airlines.

Brenda kontekstit të kësaj praktike të re, pasagjerët të cilët e kanë dorëzuar laptopin e tyre në derë tek stafi i autorizuar i Turkish Airlines, mund të kërkojnë nga ekuipazhi një laptop portativ në mënyrë që të kenë mundësi t’i përcjellin punë e tyre personale apo biznesore gjatë fluturimit.

Laptopët e ofruar, të cilat pasi që të palosen kanë tipare të qenit tabletë me touch-screen, do të ofrohen me një sistem të perfeksionuar të sigurisë e cila do t’i mbroj të dhënat si dhe punët personale të pasagjerëve duke i shlyer ato përfundimisht në mënyre automatike pasi që laptopi të mbyllet plotësisht.

Megjithatë, pasagjerët të cilët dëshirojnë që të marrin një kompje nga punimet e tyre personale, lehtë mund ta bëjne atë përmes USB-ve. Sikur se është cekur edhe më lartë, kjo zgjedhje e re do të filloj të aplikohet nga data 12 Maj 2017 edhe për pasagjerët e klasës së biznesit në fluturimet për ne Britani të Madhe.

Për Turkish Airlines

E themeluar në vitin 1933 me një flotë prej pesë aeroplanëve, Turkish Airlines anëtar i Star Alliance sot është një linjë ajrore me 4 yje me një flotë prej 337 aeroplanëve (udhëtarë dhe kargo) që fluturonë në 299 destinacione në mbarë botën (250 destinacionie ndërkombëtare dhe 49 destinacionie kombëtare).

Sipas anketës së Skytrax 2016, për të gjashtën herë rradhazi Turkish Airlines u zgjodh “Aviokompania më e mirë në Evropë” dhe për të tretën herë rradhazi “Aviokompania më e mirë në Evropën Juglindore”. Duke e fituar vendin e parë në botë për “Best Economy Catering Service”, në vitin 2013 dhe 2014 e ka fituar vendin e parë në botë për “Best Business Catering Service", dhe "Best Business Class Lounge Dining".

Në shpërblimet e vitit të fundit të "Best Business Airline Lounge", Turkish Airlines është përzgjedhur përsëri e para në botë në “Best Business Class Dining Lounge” dhe “Best Business Class On-Board Catering”. Informatat më të hollësishme në lidhje me Turkish Airlines mund të merren në webfaqen zytare www.turkishairlines.com apo në në rrjetet sociale Facebook, Twitter, Youtube, Linkedin, and Instagram.

Për Star Alliance

Rrjeti Star Alliance është themeluar në vitin 1997 si aleanca e parë dhe e vërtetë e linjave ajrore globale për të ofruar arritje, njohje dhe shërbim të gjithëmbarshëm në botë për udhëtarët ndërkombëtarë. Pranimi i saj nga tregu është e njohur nga çmime të shumta përfshirë shpërblimet Air Transport World Market Lidreship dhe Best Airline Alliance nga magazina Business Traveller dhe Skytrax. Aviokompanitë anëtare janë: Adria Airways, Aegean Airlines, Air Canada, Air China, Air India, Air New Zealand, ANA, Asiana Airlines, Austrian, Avianca, Avianca Brasil, Brussels Airlines, Copa Airlines, Croatia Airlines, EGYPTAIR, Ethiopian Airlines, EVA Air, LOT Polish Airlines, Lufthansa, Scandinavian Airlines, Shenzhen Airlines, Singapore Airlines, South African Airways, SWISS, TAP Portugal, Turkish Airlines, THAI and United. Në përgjithësi rrjeti Star Alliance aktualisht ofron më shumë se 18,450 fluturime ditore në 1,300 aeroplore në 190 vende.