Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përfundimisht hiqet ndalesa e laptopëve për fluturimet nga Turqia në SHBA

Agjencia e lajmeve turke Dogan ka njoftuar se është hequr ndalimi për pajisjet elektronike siç janë laptopët, gjatë fluturimeve në mes të Turqisë dhe SHBA-së.

Kjo agjenci ka njoftuar se pasagjerët e linjës Turkish Airlines kanë udhëtuar me pajisje të tilla elektronike nga aeroporti i Stambollit në atë të New Yorkut.

Ndalimi i pajisjeve elektronike është hequr po ashtu edhe për fluturimet nga aeroporti i Abu Dabit në Emiratet e Bashkuara.

Ky ndalim ishte vendosur nga administrata e presidentit Trump në mars të këtij viti.

Ndalimi vlen ende për disa shtete të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore.

Edhe Turqia heq ndalesën e pajisjeve elektronike për fluturimet në SHBA Botë Turqia heq ndalesën e pajisjeve elektronike për fluturimet në SHBA

Në këto vende përfshihen, Jordania, Egjipti, Arabia Saudite, Maroku dhe Katari.

Gjatë muajit maj presidenti Trump i prezantoi Kremlinit informacion të klasifikuar të inteligjencës, i cili njoftonte se militantët e grupit ekstremist Shteti Islamik, kanë planifikuar përdorimin e laptopëve gjatë sulmeve të tyre terroriste, duke shënjestruar zyrtarët rusë gjatë udhëtimit të tyre në SHBA.