Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe një prodhim nga OnAir, bëhuni gati për “On air me Tafën”

Tregut mediatik do t’i shtohet edhe një emsion i ri por shumë më ndryshe nga prodhimet televizive që jemi mësuar të shohim deri tani.

OnAir Media duke startuar nga data 21 gusht do të lansoj emsionin më të ri me titull “On Air me Tafën” i cili do të transmetohet çdo të hënë nga ora 22:45 në Kohavision.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky format televiziv është satirik dhe çdo javë keni mundësi të shikoni emisione me përmbajtje të ndryshme, madje edhe me tematika që do ju bëjnë që të shikoni vazhdimësinë e emisionit.

Rikujtojmë që On Air Media para këtij prodhimi televiziv ka realizuar edhe emsione tjera. Një nga emisionet më të shikuara në vend ka qenë padyshim “Me Shukin”, ku në kastin e të ftuarve ka pasur emra shumë të njohur, si Era Istrefi, Shpend Ahmeti, Milazim Zeka e shumë fytyra të njohura që kanë lënë gjurmë në sfera të ndryshme.

Pas këtij prodhimi televiziv ka nisur rrugëtimin edhe me emsionin “Kuzhina Ime” që shfaqet çdo të diel në Kohavision.

“On Air me Tafën” është vetëm vazhdimësi e një punë të madhe të realizuar nga OnAir.

Prisni edhe shumë surpriza tjera, sepse On Air Media do vazhdojë të sjell inovacion në tregun mediatik shqiptar.