Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe një i dënuar me burgim të përjetshëm në rastin Kumanova

Sulejman Osmani i akuzuar në rastin e Kumanovës u dënua sot me burg të përjetshëm.

Gjykatësi i lëndës Goran Boshevski gjatë leximit të vendimit tha se i akuzuari Sulejman Osmani për veprën penale organizatë terroriste dhe terrorizëm në asnjë rast nuk ka mohuar se ka qenë pjesëmarrës po vetëm ka mohuar aktakuzën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sulejam Osmani, vendimin e gjykatës e priti me duartrokitje duke brohoritur “rroftë UÇK-ja dhe duke thënë se me këtë vendim ju jeni duke i dënuar 10 milion shqiptarë jo vetëm mua”.

Osmani ishte njëri nga pjesëtarët e grupit të Kumanovës i cili pas aksionit u arratisë duk i treguar armatë e sekuestruara në Gushincë. Pas arrestimit në Kosovë Osmani u ekstradua në Maqedoni.

Një ditë më parë gjykata dënoi 33 të pjesëtarë të grupit të Kumanovës me gjithsej 746 vite burg dhe shtatë persona me burg të përjetshëm.