Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe në Shqipëri shteti u fal borxhet bizneseve

Biznesi gjithnjë e më tepër po përfiton nga nisma e qeverisë së Shqipërisë për faljen e detyrimeve tatimore dhe doganore. Zgjerimi i mundësisë së biznesit për më tepër investime, ishte fokusi i kësaj nisme.

Nga ligji i faljes së detyrimeve tatimore 7,562 tatimpagues kanë përfituar deri tani 5.1 miliardë lekë, ndërsa janë kompensuar 481 milionë lekë tepricë kreditore. Po ashtu është në proces fshirja e detyrimeve tatimore për 25 mijë tatimpagues të tjerë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tatimpaguesit që përfitojnë nga ky ligj njoftohen elektronikisht nëpërmjet postës së tyre elektronike. Administrata tatimore fton tatimpaguesit të përfitojnë nga falja me kusht, duke paguar principalin për detyrimet e prapambetura.

Në total borxhi tatimor dhe doganor potencialisht ulet me 91 miliardë lekë. Vlera e taksave të mjete të përdorura që çregjistrohen sipas të dhënave është përllogaritur rreth 11.9 miliardë lekë.