Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe kjo javë më ngrohtë, java tjetër sjell shiun e të ftohtin

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se mot me diell dhe temperatura mbi vlerat e mesatareve, do tē vazhdojë edhe kjo javë.

Fushat me presion të lartë atmosferik të cilat e kanë përfshirë vendin ditëve të fundit, do të vazhdojnë të mbeten stabile edhe për këto pesë ditë të ardhshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

Indeksi i rrezeve ultravjollcë mbetet me vlerat e normales mesatare. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 7m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Besim Aliu nga ky Institut, thotë se nga e diela tjetër, me datë 21 tetor, pritet ç’rregullim i motit, ulje të temperaturave për 8-10 gradë Celsius dhe reshje shiu, raporton Koha.net.

“Kjo situatë e pritur meteorologjike do të jetë shumë e mirëseardhur, sidomos për sektorin e bujqësisë, meqë tani bujqit presin për të filluar lavrimet e tokave dhe mbjelljen e kulturave vjeshtore”, thotë Aliu.