Pas Majlinda Bregut, edhe Eduard Selami ka dalë kundër bojkotimit të zgjedhjeve nga ana e Partisë Demokratike.
Ish-kryetari i PD-së thotë, në një intervistë të dhënë për Zërin e Amerikës, se çadra po përdoret nga Lulzim Basha jo më për një protestë paqësore, por për të anashkaluar institucionet dhe bojkotuar Parlamentin në një moment të rëndësishëm për vendin, siç është votimi i reformës në drejtësi.
“Kam vënë re që zoti Basha e përdori çadrën jo më për një protestë paqësore, por fatkeqësisht me një retorikë populiste dhe një gjuhë të papërshtatshme, e përdori për të anashkaluar institucionet dhe më keq akoma, për të bojkotuar Parlamentin në një moment të rëndësishëm, siç është reforma në drejtësi, që është e lidhur me rrugën integruese të Shqipërisë në Europë dhe më tej akoma me një retorikë të paprecedentë për të bllokuar dhe për të mos marrë pjesë në zgjedhje, e cila është mjaft e dëmshme për Shqipërinë, për PD dhe për çështjen shqiptare”, tha Selami.
-
Basha do zgjedhje të parakohshme ose bllokim të qeverisë me protesta
-
Selami thotë se Basha mendon më shumë për karrigen se për demokratët
-
A do të vijojë çadra?? PD thërret mbledhje urgjente të grupit
-
Majlinda Bregu kundër bojkotit: PD duhet të hyjë në zgjedhje
-
Rama: Katandisja e PD-së me çadër kërcënimesh ndoshta është fundi i kësaj partie