Ka mbërritur në nëntëmbëdhjetë numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.
Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, të marten mbrëma janë konfirmuar edhe dy raste pozitive për COVID-19.
Në këtë njoftim bëhet e ditur se dy rastet e reja janë nga komuna e Gjakovës, të kthyer nga Dusseldorfi i Gjermanisë, një 54-vjeçar dhe një 49-vjeçare.
IKSHKP po ashtu ka bërë të ditur se "në qendrën e thirrjeve deri më tash janë pranuar 2112 thirrje, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë pranuar 727 thirrje telefonike".
Artikuj të ngjashëm