Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

E mërkura, ditë homazhesh për Kurtin me kabinet

Kryeministri Albin Kurti të martën ishte në Prekaz për homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” bashkë me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Por Kurti të mërkurën do të kthehet sërish në Prekaz, po për homazhe. Kësaj here bashkë me ministrat e Qeverisë që udhëheq.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë së mërkurës, Kurti me ministrat do të bëjnë katër ceremoni të homazheve.

Ditën do ta nisin në orën 8:00 me homazhe në Prekaz, më pas në orën 9:30 në Gllogjan për homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”. Në orën 11:15, Kurti me ministrat do të bëjnë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe tek ai i veprimtarit Adem Demaçi në Prishtinë.

“Çdoherë kur marrim detyra shtetërore çdo pozitë e lartë institucionale duhet të themelohet mbi kthimin dhe rikthimin tek Jasharët, dhe te Prekazi, te ky kryeqytet i kryengritjes sonë kombëtare”, tha Kurti gjatë homazheve, të martën në Prekaz.