Qytetarët e Komunës së Gjilanit s’mund të nxjerrin certifikata lindjeje në e-Kisoka, e cila është vendosur në hyrje të objektit të Administratës Komunale dhe një në lagjen “Arbëria”. Kjo shkaku se një zyrtar komunal, i cili kishte qenë i autorizuar për qasje në e-Kioska gjendet në pushim, shkruan sot Koha Ditore.
Kështu qytetarët detyrohen që të marrin shërbimet në sportele të Administratës Komunale.
Nazim Gagica, drejtor i Administratës së Përgjithshme deklaron se ky problem ka lindur, ngase shefi i gjendjes civile, i cili ka pasur nënshkrimin e deponuar në e- Kioska gjendet në pushim, duke pamundësuar futjen e dokumenteve të reja në këtë shërbim. (Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Radhë të gjata për certifikata, MPB-ja tregon se kur do të rifunksionalizohen e-kiosqet
-
E-kiosqet nuk po punojnë për shkak të ndryshimeve në certifikata nga MPB-ja
-
Në Junik përurohet platforma elektronike për shërbime administrative
-
Deçanasve u ofrohet shërbimi i ofiqarisë edhe me E-Kiosk
-
Komuna e Prishtinës rikthen shërbimet në katër E-kioska