Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

E diela ditë pushimi për të gjitha bizneset në Vushtrri

Komuna e Vushtrrisë sot ka mbajtur Diskutim Publik me përfaqësuesit e bizneseve në Vushtrri për Draft Rregulloren për Fillimin dhe Mbarimin e Orarit të Punës së Organizatave të Biznesit në Komunën e Vushtrrisë.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se sipas rregullores, e diela do të jetë ditë pushimi përveç bizneseve të kategorive të caktuara të cilat do të vazhdojnë të punojnë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri tha se rregullorja ka për synim të vendos një rregull sa i përket orarit të punës dhe të mbrojë të drejtat e punëtorëve në sektorin privat që e diela të jetë një ditë pushimi, transmeton Koha.net.

“Qëllimi i Komunës është përkrahja e bizneseve e jo dëmtimi i tyre. Dy vitet e kaluara, komuna ka ndihmuar bizneset, ku përmes thirrjes publike çdo biznes ka pasur të drejtë të aplikojë dhe komuna ka mbuluar normën e interesit ndërkohë që biznesi është përkrahur me 1 milion euro mjete financiare, si dhe janë shpërndarë 160 grande për sektor të ndryshëm biznesi”, u shpreh Tahiri.

Pra, me këtë rregullore përcaktohet fillimi dhe mbarimi i orarit të punës së bizneseve në lëmin e tregtisë, hotelerisë, zejtarisë, ndërtimtarisë dhe shërbimeve tjera në territorin e Komunës së Vushtrrisë.