Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

E bija e Hamëz Jasharit, Besarta me rrëfim prekës kujton familjarët

E bija e Hamëz Jasharit, Besarta Jashari, e vetmja e mbijetuar që përjetoi tmerret e betejës së Jasharëve, ka publikuar një shkrim mjaft prekës duke përkujtuar familjarët e saj.

Në përvjetorin e 22-të të rënies së familjes Jashari në Prekaz, ajo sjellë një rrëfim që ajo e rikujton si një 10 vjeçare atëkohë, e cila prej fillimit e deri në fund të sulmit të forcave serbe mbi Jasharët, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, ishte brenda rrethimit dhe e pa me sy rënien e të gjithë anëtarëve të familjes së saj.

Lexojeni të plotë rrëfimin e saj të publikuar në facebook:

Betejën e 5, 6 dhe 7 Marsit, e nisën Fitimi e Besimi, duke ndezë flakën e lirisë e cila ndriçoj rrugën e UÇK-së deri në liri...

Plumbin e fundit e shtiu në forcat serbe vet Kushtrimi... edhe Kushtrimi i balit Adem më la.

Edhe Homazhe në Prekaz në nder të Epopesë së UÇK-së Arbëri Homazhe në Prekaz në nder të Epopesë së UÇK-së

NGELA VETËM APO JO?!

Isha e rrethuar me zjarrë e tym, më shoqëronin motrat e çikat e axhallarëve - por ato nuk flisnin, as nana nuk më fliste... dikur tymi u largua... dhe e pashë dhe u binda se

NGELA VETËM.

As Blerina nuk ishte me mua më... si asnjëherë më parë kisha nevojë të zgjohesha nga ëndrra, por ajo nuk ishte ëndërr... së paku kisha nevojë, për një njëri që t'më gënjejte ëmbel... e kotë

NGELA VETËM

Pa asnjë frikë, krenare me Jasharët e mi ecja rrugës nga shtëpia drejtë fabrikës së municionit që dikur ishte rruga ime për në shkollë... i pashë serbët, ishin të trishtuar, si duket plumbi i babës Shaban, balit Adem e babushit kishin shpaguar breza e breza.

Dhe kështu, ishte ajo ditë që zjarri i Kullës tonë u bë zjarrë për pushtuesin dhe shkëndi lirie për ne.

ÇDO GJË FILLOJ TË KISHTE KUPTIM

Edhe 28 vjet nga rënia e familjes Jashari, sot nis Epopeja Arbëri 28 vjet nga rënia e familjes Jashari, sot nis Epopeja

Besimi e Fitimi e nisën, sepse besonim të fitonim, ndërsa Kushtrimit e mbyli betejën e u bë kushtrim gjithëkombëtar për liri.

Atëherë edhe pushoj kënga "për mëmëdheun" e nisi "marshi i UÇK-së"

SOT

Nuk jam vetëm, e kam mixhën Rifat, vëllaun Bekimin dhe të tjerët, që kanë bërë që Kulla jonë të qëndrojë edhe më e fortë.

Kam Valonin, Dylin e Nolin që plotësojnë jetën time.

Ju kemi edhe juve popull anë e mbarë trojeve etnike shqiptare, që çdo herë kemi qenë bashkë.

Urime festën e lavdisë kombëtare

Gëzuar Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Edhe Osmani: Sakrifica e Jasharëve, dritë udhërrëfyese në forcimin e Kosovës LAJMET E MBRËMJES Osmani: Sakrifica e Jasharëve, dritë udhërrëfyese në forcimin e Kosovës

E juaja,

Besarta