Brenda pak kohësh, Avokati i Popullit pritet të dalë me përfundimet e nxjerra nga hetimi i bërë rreth pagesës së energjisë së shpenzuar në veri të vendit nga konsumatorët e pjesëve të tjera të Kosovës, raporton KTV.
Ky hap është ndërmarrë pas 18 vjetësh.
Avokati i Populli, Hilmi Jashari ka thënë se nëse institucionet nuk respektojnë përfundimet që do të dalin nga hetimi, ky institucion do t’u drejtohet vetë gjykatave.
Nga ana tjetër, përfaqësues të shoqërisë civile akuzojnë negociatorët në bisedimet me palën serbe se nuk kanë bërë asnjë veprim për të zgjidhur këtë problem.
Tash e 18 vjet të gjithë qytetarët e pjesëve tjera të Kosovës vazhdojnë t’i paguajnë faturat e papaguara të energjisë nga banorët e 4 komunave në veri të vendit. Llogaritet se pjesa veriore ka shpenzuar më shumë se 100 milionë euro rrymë, një pjesë e mirë e të cilave tashmë është paguar nga kosovarët.
-
Me ndarjen e 10 milionë eurove për rrymën në veri u shkelën disa ligje, thotë Avokati i Popullit
-
ZRRE nuk zbaton rekomandimet e Qeverisë për rrymën në veri
-
Jashari: Me pagesën e rrymës për veriun janë shkelur 4 ligje
-
Deputetët diskutojnë sot për faturat e rrymës për komunat e veriut
-
Qeveria e Kosovës pret që Serbia të paguajë për borxhin e rrymës në veri