Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy të vdekur e 24 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur të mërkurën se në 24 orët e fundit janë shënuar dy raste të vdekjes si pasojë e COVID-19 si dhe 24 raste pozitive më ketë sëmundje.

Personat që humbën betejën më COVID-19 ishin të moshave 65 e 69 vjeç.

Me këtë, numri i të vdekurve është rritur në 2.438, kurse i të prekurve në 132.095 që nga fillimi i pandemisë.

Rastet e fundit pozitive kanë dalë nga kryerja e 3.051 mostrave të dyshimta.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas MSH të Shqipërisë, janë shëruar 835 persona, duke çuar numrin e përgjithshëm në 127.240.