Dy persona kanë vdekur dhe 14 raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Ndërkaq njoftohet se janë kryer 3.366 testime.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 81 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,907 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.