Janë lënduar dy punëtorë në vende të tyre të punës, në rajonin e Pejës brenda 24 orëve.
Rasti i parë ka ndodhur në Pejë, të hënën pasdite, në një kompani të prodhimit të betonit, kur një punëtor kishte humbur dorën në vendin e punës nga makineria në të cilën punonte.
Këtë rast e ka konfirmuar të martën policia në raportin e saj 24 orësh, shkruan sot “Koha Ditore”.
Pashkë Vuksanaj, inspektor i punës, ka thënë se aksidenti ka ndodhur në njërën prej makinave që dërgon rërën ku përzihet betoni.
Kurse të martën në fshatin Gurrakoc të Istogut një punëtor ndërtimi është rrëzuar në vendin e punës nga një objekt. Punëtori është dërguar së pari në Qendrën Kryesore Familjare të Istogut, e pastaj është dërguar me urgjencë në Spitalin e Pejës. “Pacienti që është sjellë në Spitalin e Pejës është i shtrirë në Repartin Ortopedik. Ka lëndime, por jeta e tij nuk është në rrezik”, ka thënë zëdhënësi i Spitalit të Pejës, Naim Sahiti, për gjendjen e pacientit 31- vjeçar.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)