Ka dy javë që ka ndryshuar përditshmëria për Kaltrina Ibishin dhe djalin e saj Oso nga Prishtina.
Për ta e vetmja hapësirë e lirisë këto ditë izolimi është ballkoni i banesës së tyre në lagjen “Dardania”, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdonëse nga një ambient pune plot dinamikë e zhurmë, siç është Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, Kaltrina e ka të vështirë qëndrimin 24 orë në shtëpi, por thotë se kjo është e vetmja mënyrë që të kalohet situata me koronavirus.
Por të qëndruarit vetëm në shtëpi thotë se i ka edhe anët pozitive.
Jetesa gjatë këtyre ditëve ka ndryshuar edhe për Bujan Stavilecin.
23-vjeçari nga Prishtina nuk e ka lëshuar shtëpinë, qëkur vendosi Qeveria për masat kundër koronavirusit, para 18 ditësh.
Qëndrimi 24 orë vetëm me dy prindërit për Bujanin është duke u shndërruar në një ndër mësimet më të rëndësishme që ka marrë deri tash.
Më 13 mars janë konfirmuar dy rastet e para me COVID-19 në Kosovë.
Qëndrimi në shtëpi është një ndër kërkesat e institucioneve si masa më e rëndësishme parandaluese e përhapjes së virusit.