Partia Demokratike në Shqipëri dhe Lëvizja Socialiste për Integrim sot kanë firmosur marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e 25 prillit, me sloganin ‘’Shqipëria, shtëpia që fiton’’.
Marrëveshja është firmosur nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ku do të konkurrojnë në zgjedhje me dy lista (PD-AN + LSI).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë marrëveshjen mes dy partive politike janë parashikuar 13 pika, ku kryesorja është nxjerrja e vendit nga kriza shumë e rëndë ekonomike e shkaktuar, sipas tyre, nga qeverisja klienteliste dhe bashkëpunëtore e oligarkisë dhe e krimit.
Një pikë tjetër e marrëveshjes është përmbushja e të gjitha kushteve për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Sipas marrëveshjes, përfaqësimi në të gjithë nivelet e qeverisjes së ardhshme do të realizohet proporcionalisht mbi bazën e rezultatit zgjedhor./tpch/