Ministria e Administratës Publike dhe ajo e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nuk po i zbatojnë dy vendime të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK) rreth përzgjedhjes së drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (AKK), institucion që vepron në kuadër të MASHT-it, shkruan sot Koha Ditore.
Më 19 shtator të vitit të kaluar, KPMSHCK-ja ka nxjerrë vendim për pezullimin e drejtorit të AKK-së, Lah Nitaj, nga kjo pozitë.
Vendimi i është përcjellë kryeministrit Ramush Haradinaj, ministrit të Administratës Publike, Mahir Yaggcilar dhe ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.
Ky vendim është marrë pas dy ankesave që janë adresuar në këshill rreth procedurave të përzgjedhjes së Nitajt si drejtor i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
-
Qe 5 muaj Qeveria shkel vendimin për pezullimin e drejtorit të AKK-së
-
Nehat Thaçi pezullohet nga detyra
-
Ndërhyrja e Haradinajt mund ta shtyjë anëtarësimin e AKA-së në ENQA e EQAR
-
Emërimi i drejtorit të Agjencisë së Akreditimit i bllokuar tash e 1 vit
-
Përjashtimi i Agjencisë së Akreditimit nga ENQA me pasoja të mëdha