Banorët e fshatit Lubishtë të Vitisë në mungesë të mjeteve financiare nuk po arrijnë të investojnë në rinovimin e ish-objektit të shkollës “Dëshmorët e Lubishtës” dhe që hapësirat e saj të përdoren për vendosjen e zyrës lokale të komunitetit.
Ata theksojnë se kanë biseduar edhe me përfaqësues të Drejtorisë së Arsimit, ndërsa kishin kërkuar që të mos bëhet rrënimi i ish-objektit të shkollës dhe, sipas tyre, ndihma financiare e Komunës është e nevojshme për rinovimin, shkruan sot Koha Ditore.
Burim Mustafa, kryetar i Këshillit të fshatit Lubishtë, deklaron se ata në bashkëpunim me banorët do të bëjnë përpjekje për të mbledhur mjete financiare me qëllim të rinovimit të objektit, ngase banorët kanë nevojë që të kenë një zyrë lokale në të cilin do t’i adresonin shqetësimet e tyre, por edhe zhvillimin e aktiviteteve.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
-
Stacioni i Autobusëve që frikëson prindërit e nxënësve
-
Objekte të stërvjetruara të kthyera në “kontejnerë” mbeturinash
-
Banorët ankohen për rrugën e papërfunduar të fshatit Kushevicë, Komuna nuk ka mjete
-
Demolohet objekti i vjetër i shkollës fillore “Besim Rexhepi” në Komogllavë të Ferizajt
-
Posta kundërshton rrënimin e objektit të saj në Obiliq