Në prag të përfundimit të muajit të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajramit, familja e Mentor Aliut nga fshati Shtuticë i komunës së Drenasit është bërë me shtëpi të re banimi, falë fondacionit “Golden Eagle”, sikurse edhe familje e Mufail Hajdarit nga fshati Abri, donacion nga ndërmarrja “Vëllezërit Likoshani”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Përfaqësuesi i fondacionit “Golden Eagle”, ka thënë se ndërtimi i kësaj shtëpie ka qenë mese e nevojshme, sidomos në trevën e Drenasit, pasi që është rajoni më i shkatërruar nga lufta e fundit. Ai ka thënë se ndihet i lehtësuar, që sot një familje ka ku të pret festën e Fitër Bajramit, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa pronari i ndërmarrjes “Vëllezërit Likoshani”, Ismet Nebihu i cili ka ndërtuar shtëpinë e Mufail Hajdarit, ka thënë se me vullnetin me të madh kanë punuar që kjo familje të këtë shtëpi banimi. Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka falënderuar fondacionin “Golden Eagle” dhe “Vëllezërit Likoshani” që kanë ndërtuar këto dy shtëpi në komunën e Drenasit.
Ai ka thënë se kjo është një lehtësim për komunën e Drenasit, pasi që ka një numër të familjeve që janë ne nevojë për ndërtimin e shtëpive. Lladrovci po ashtu ka njoftuar se këto janë dy shtëpitë e përfunduara nga këta donatorë, ndërsa një tjetër është afër përfundimit dhe do të nisin edhe dy të tjera për familjet që janë në kushte të renda ekonomike e sociale.