Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

DW: Po pritet vetëm Kosova

Në Bruksel shpresohet se në korrik do të themelohet Asociacioni transportues i Ballkanit Perëndimor që do të ishte i harmonizuar me BE-në. Për këtë mungon vetëm pranimi i Kosovës. Disa anëtare të BE-së kërkojnë që ndaj Prishtinës të bëhen presione, transmeton Koha.net.

Saga tetëvjeçare për themelimin e Asociacionit transportues i Europës Juglindore do të duhej, përfundimisht, të mbaronte më 12 korrik në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Trieste, merr vesh DW.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fillim të qershorit, parafin e vet në atë marrëveshje e kanë vënë përfaqësuesit e Serbisë e cila deri më tash ka qenë frenuesja kryesore për shkak të mospajtimit se si do të përfaqësohej Kosova në të. Në Bruksel thuhet se Kushtetuta e Maqedonisë, edhe një vend nga i cili pritet parafi, lejon nënshkrimin drejtpërdrejtë në Trieste pa u bërë paraprakisht parafimi.

Me këtë ka mbetur vetëm një pengesë, por e madhe, Prishtina. Në takimin e Grupit të Punës të BE-së për Ballkanin Perëndimor në fillim të kësaj jave, në Bruksel, përfaqësues të shumë vende kanë kërkuar nga Komisioni Europian të ndërmarrë masa më të rrepta që Kosova të pranojë marrëveshjen për transport.

Asociacioni i transporteve të Europës Juglindore përfshin gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor që janë në sallën e pritjes për në BE (Mali i Zi, Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova. Qëllimi është tregu unik i infrastrukturës së trafikut tokësor, lumor e detar ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor.