Vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për tekstin e deklaratës së samitit BE – Ballkan Perëndimor që do të mbahet më 6 dhjetor, e ku pritet zyrtarisht kjo deklaratë të miratohet.
Në draft-deklaratë bëhet thirrje për pranim të përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor, ndërsa u tha se pritet përparim konkret nga Kosova e Serbia, raporton “RTS”.
Në deklaratë shprehet mbështetja e plotë për Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe për emisarin e dialogut Miroslav Lajçak.
“Ne presim përparim konkret nga Beogradi dhe Prishtina në arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizim të marrëdhënieve, e cila është vendimtare për paqen në rajon dhe vazhdimin e rrugës evropiane të të dyja palëve”, thuhet në deklaratë.
Po ashtu është thënë se “ka pritje të forta” se të gjitha marrëveshjet e arritura më parë do të respektohen dhe zbatohen pa vonesa.
Edhe
Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi shihet kyç për stabilitetin në rajon
Është bërë thirrje për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve.
“Pa lëvizje të njëanshme dhe provokuese që mund të çojnë në tensione e dhunë”, thuhet në deklaratë.
-
BE-ja në pritje të komenteve për pesë tema në kuadër të dialogut
-
Liderët e BE-së miratojnë konkluzionet rreth dialogut Kosovë-Serbi
-
Kërkohet nga Kosova e Serbia t’i zbatojnë pa vonesa marrëveshjet e dakorduara në Bruksel
-
BE-ja do t’u kërkojë Kosovës e Serbisë përparim konkret drejt marrëveshjes finale