Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Durmishi: Me sovranitet e integritet territorial s’bëjmë kompromis asnjëherë

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se Qeveria e dëgjon çdo këshillë dashamirëse dhe çdo kërkesë racionale nga aleatët ndërkombëtarë.

Durmishi ka shtuar se në komunat joshumicë nuk po tentohet të qeveriset, por sipas tij, nuk mund të lihet vendi pa institucione.

Ai ka shtuar se nuk do të ketë dorëzim përballë grupeve kriminale, si në jug ashtu edhe në veri.

“Natyrisht që ne e dëgjojmë çdo këshillë dashamirëse e çdo kërkesë racionale nga aleatët tanë. Për më shumë se dy vite kemi luftuar krimin e korrupsion në gjithë territorin e Kosovës e posaçërisht në komunat në veri dhe për këtë jemi vlerësuar. Natyrisht se ne nuk do të dorëzohemi përballë grupeve kriminale qofshin ato në jug apo në veri. Në veri sot veprojnë grupe kriminale të organizuara e të nxitura nga politika fashiste e Serbisë. Natyrisht që nuk dorëzohemi përballë tyre sepse është detyrë shtetërore e patriotike që t’i luftojmë këta kriminelë”, ka shkruar ai në Facebook.

Durmishi më tej ka thënë se kur të hiqen grupet kriminale largohen edhe policia.

“Kur të krijohet ambient për zgjedhje të lira e demokratike e pluralizëm politik atje do të mbahen zgjedhjet dhe do të qeverisë shumica. Për këtë po punojmë e angazhohemi pa u ndal që nga fillimi i qeverisjes tonë. Qytetarët na kanë votuar për luftimin e krimit e korrupsionit dhe për sovranitet e integritet territorial. Me këto pika ne nuk bëjmë kompromis asnjëherë”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm