Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka nisur protestën me kërkesë korrigjimin e Ligjit për Paga.
“Duam vend meritor në Ligjin e Pagave”, shihet në njërin prej mbishkrimeve të tyre.
Marshi nisi nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e Qeverisë.
Protestuesit thanë se pa arsim, ardhmëria e një vendi është e errët. Në emër të 27 mijë të punëtorëve të arsimit e Kulturës, ata kërkuan vend meritor në Ligjin e Pagave.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se po protestojnë për ta shprehur zhgënjimin lidhur me Ligjin e Pagave që u aprovua para disa ditësh.
Edhe
Ymeri: Qeveria deshi t’i përbuzë mësimdhënësit me testin për licencë të avancuar
Kjo protestë është alarm i fundit drejt qeverisë për ta korrigjuar Ligjin e Pagave.
Ai tha se nëse Qeveria nuk do t'i përmbushë kërkesat, do të vazhdojnë me grevë.
Kurse Atdhe Hykolli, nënkryetar i BSPK-së, lexoi letrën ETUCE e cila përfaqëson 132 sindikata të arsimit. Ai tha se propozimet e sindikatave nuk janë marrë në konsideratë. Ai tha se pagat e ulëta janë faktor që ndikon në përzgjedhjen e profesionit te të rinjtë.
Kurse profesori Avni Ajdini nga BSPK, tha qeveria e ka harruar punën e mësuesve në vitet e 90-ta. Ai kërkoi nga kryeministri që të marrë hapa konkretë dhe jo premtime. "Ne kërkojmë vepra, jo fjalë", ka thënë Ajdini.
Edhe
Jasharaj: Kurtin e kam lutur si vëlla për 100 euro që s'na jepte, si mund të na japë tash pagën e 13-të
Vjollca Shala, nënkryetare e SBASHK-ut, tha se kërkesa e SBASHK-ut drejtuar kryeministrit dhe qeverisë, janë që të tërhiqet projektligji për paga, të ngriten koeficienti për paga, të zbatohen kontratat kolektive. Ajo tha se në të kundërtën, ata do të vazhdojnë me veprime sindikale.
Protesta u mbyll nën thirrjen "S'bashku!”.