Driton Hyseni, menaxher i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, sot i është bashkuar Vetëvendosjes.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Albin Kurti.
Ai ka thënë se Hyseni është i dëshmuar në luftë e në paqe, dhe me angazhimin e tij Vetëvendosjes i është shtuar dije dhe energji.
“Para dy dekadash kemi punuar bashkë në Zyren e UÇK-së në Prishtinë. Sot na u bashkua në VETËVENDOSJE!, Driton Hyseni, inxhinier i kompjuterikës, magjistër në drejtimin e biznesit ndërkombëtar dhe ekspert në fushën e aviacionit civil. Dritoni është i dëshmuar në luftë e në paqe, i përgatitur politikisht e profesionalisht. Punëve e angazhimeve tona, sidomos në Llap e në Prishtinë, iu shtua dije dhe energji”, ka shkruar Kurti në Facebook.
-
Në krye të ATK-së, ish-kandidati i Vetëvendosjes për deputet
-
Anëtari i VV-së emërohet drejtor i ATK-së, cilësohet kapje e institucioneve
-
Kurti arrin në Kuvend, pret takim konstruktiv me Hamzën
-
Hamza e Abdixhiku të gatshëm për t’u takuar me Kurtin, Gjini refuzon
-
Kurti shmang pyetjen për mundësinë e koalicionit me LDK-në