Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dritan Abazoviqi e pranon hapur: Më ofruan 21 milionë euro për të mos rrëzuar Gjukanoviqin

Kreu i Lëvizjes Qytetare URA në Mal të Zi, Dritan Abazoviqi, i ka cilësuar të vërteta zërat se i janë ofruar 21 milionë euro, me qëllim që të mos rrëzojë nga pushteti presidentin malazez Milo Gjukanoviqin.

Ai, siç transmeton Shqip, tha se ka marrë oferta nga disa palë, por se nuk ka pranuar asnjërën prej tyre. “Është i saktë informacioni se më kanë ofruar 21 milionë euro për të mos rrëzuar nga pushteti Gjukanoviqin”, tha ndër të tjerash lideri i grupit parlamentar, URA.

“Kam shumë presion, por se nuk ndihem i pasigurt. Abazoviqi theksoi se qeveria malazeze mund të mos ketë mbështetjen e parlamentit, por se ka mbështetje të madhe nga ana e qytetarëve. “Mali i Zi aktualisht po kalon dhimbjen e lindjes së demokracisë”, u shpreh ai.

Dritan Abazoviqi ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në parlament, duke thënë se nuk është serb, as malazez, por pjesë e një komuniteti që jeton në varfëri. Ai denoncoi më herët se ka marrë kërcënime, ndërsa autoritetet malazeze e kanë prangosur autorin e kërcënimeve.