Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Drenori tregon për vjedhjet në një shkollë në Drenas, thotë se organet kompetente po heshtin

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Drenasit ka investuar vetëm 1.600 euro nga 8.330 euro sa figurojnë se janë shpenzuar për antifriz në shkollën e mesme të ulët “Rilindja”, në Dobroshec.

Kështu ka thënë Xhavit Drenori, në një intervistë për KosovaPress, me ç’rast ka publikuar faktet, për siç thotë ai, krimet ekonomike që posedon lidhur me këtë rast.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai thekson se nga 8 mijë e 330 euro sa janë të shpenzuara për antifriz në shkollën e mesme të ulët “Rilindja” në Dobroshec, 6 mijë e 730 euro janë vjedhur.

“Ky rast lidhet me furnizimin me antifriz në shkollën fillore të mesme të ulët “Rilindja” në Dobroshec. Bëhet fjalë për një shumë të shpenzuar prej 8 mijë e 330 euro për antifriz në shkollë. Ndërsa pas hulumtimeve tona del që shuma është tejet e fryrë. Në fakt, pas të gjitha analizave që janë bërë të cilat do t’i eksploroj në vazhdimësi këtu para jush, del që nga shuma prej 8 mijë e 330 euro, ne pretendojmë që 6 mijë e 730 euro janë vjedhur ndërsa vetëm 1 mijë e 600 janë investuar”, ka thënë ai.

Përkundër asaj se organet kompetente vazhdojnë të heshtin lidhur me këtë rast, ai konsideron të rrugës që qytetarët e Drenasit të njoftohen me dëmet ekonomike që i janë shkaktuar buxhetit komunal, si dhe shpjegon hollësisht të gjeturat e hulumtimit që ka bërë lidhur me këtë çështje.

“Në kontratë shoh që fatkeqësisht ka pasur falsifikime të dokumentacionit sepse të gjitha dokumentet publike që janë dorëzuar, janë dorëzuar të rishkruara përsipër. Pastaj shoh se ka pasur nënshkrime të falsifikuara të komisionit që e ka pranuar antifrizin. Më lejoni t’iu them që antifrizi në fakt është instaluar në radiator në fund të vitit 2014-të, në dhjetor. Këto kanë qenë informatat që i kam pranuar nga persona të cilët kanë dëshiruar që në këtë fazë të rrinë anonim. Ndërsa i gjithë tenderi është shpallur frazë gjatë vitit 2017, prandaj dhe kemi hasur në këto falsifikime në dokumentacion”, tha ai.

Pas kësaj, thotë se ka filluar të dyshojë edhe sa i përket sasisë dhe cilësisë së antifrizit, me ç’rast ka gjetur se në këtë aspekt ka pasur mashtrime të mëdha.

“Me konsultim të ekspertëve del se në fakt 50-të radiatorë dhe kalldaja në shkollë që janë të instaluara maksimalisht mund të zënë 960 litër. Do të thotë kemi pasur vjedhje qysh në start për sasi, sepse nuk kanë qenë të nevojshme 1 mijë e 700 litra, por vetëm 960-të, ose maksimalisht 1 mijë litra me gjithë rrjedhjet që mund të kemi gjatë instalimit. Do të thotë në start 700 litra janë paguar më tepër se që është dashtë. Por çka shohim në kontratë, në fakt në dokumentacion, vlera për litër ka qenë 4.90 euro, dhe jam interesuar me ditë se sa kushton në treg një litër antifriz për radiatorë dhe të gjitha hulumtimet që dalin, çmimet sillen nga 1.1 deri në 2.2 maksimalisht. Mirëpo, këta e kanë specifikuar se gjoja anifrizi ka qenë antifriz që përmban edhe vaj a40, që në fakt nuk ka nevojë fare të ishte për radiatorë sepse ishte antifriz që përdoret për nxemje solare. Edhe këtu kemi hasur në informacione se ka qenë mashtrim”, tha ai duke shtuar se nga rezultatet e analizave të disa mostrave që i ka bërë me vetëfinancim në një laborator në Prishtinë, ka dalë se antifrizi nuk përmban vaj a40 dhe se ka qenë i përzier me ujë.

Sa i përket akuzës që i ka bërë Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Bekës, Drenori ka shpjeguar se kjo ka ardhur si pasojë e mosveprimit të kryeprokurorit përkundër faktit se e ka njoftuar me çështjen dhe i ka dhënë provat që dokumentojnë shkeljet penale.

“Në fakt, unë kam shprehur shqetësim për mosveprim dhe kam thënë në mënyrë eksplicite se mosveprimi i tij ka inkurajuar pastaj krimin në Drenas, sepse bëhet fjalë për fakte që kanë ndodhur gjatë vitit 2015-të. Më lejoni t’iu them që unë kam pasur një takim personalisht me Kryeprokurorin gjatë vitit 2015-të dhe thjesht kam marrë një përkrahje morale që rastet të cilat janë të faktuara do të procedohen ashtu siç parasheh ligji, kurse fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur. Më pas më 12 nëntor të vitit 2015-të, unë i kam kërkuar një lloj si informacion për lëndët që unë i kam denoncuar dhe nuk më është kthyer asnjë përgjigje”, tha ai.

Ndryshe, Drenori ka konfirmuar për KosovaPress se do të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti. Ai në këto zgjedhje do të garojë si kandidat i iniciativës qytetare “Iniciativa për Drenasin”.