Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Drenasi pritet të bëhet me park të lojërave për fëmijë, nënshkruhet memorandumi

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të mërkurën ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të Organizatës Joqeveritare “Peer Educators Network-PEN”, Bujar Fezjullahu ku edhe ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për rregullimin e këndit të lodrave për fëmijë në parkun e qytetit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Qëllimi i nënshkrimit të këtij Memorandumi, është që të sigurohet një kënd i lodrave për fëmijët e qytetit të Drenasit i cili deri më tani nuk ka qenë në funksion.

Realizimi i këtij projekti do të bëhet nga Komuna e Drenasit në bashkëfinancim me OJQ “PEN” dhe Këshillin e Veprimit Rinor Lokal në Drenas (KVRL).

Në kuadër të këtij Memorandumi të Bashkëpunimit, do të bëhet pastrimi i terrenit, vendosja e zhavorit, rifunksionalizimi i pajisjeve ekzistuese të lodrave, rregullimi i pushimoreve (ulëseve), rregullimi i infrastrukturës për hedhjen e mbeturinave, shtimi i hapësirave të gjelbra, mbjellja e fidanëve dhe bimë të tjera drunore dekorative.