Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Drenasi asfalton rrugët e fshatrave Gllanasellë dhe Dobroshec

Kanë përfunduar punimet për asfaltimin e rrugës në lagjet e fshatit Gllanasellë dhe Dobroshec të komunës së Drenasit, projekte këto, prioritare nga lista e investimeve kapitale për këtë vit, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Në fshatin Gllanasellë, kanë përfunduar punimet e shtrimit të asfaltit në lagjen Kurrumeli ne gjatësi prej 400 metrave dhe në lagjen Lladrovci, po ashtu ne gjatësi prej 400 metrave.

Në fshatin Dobroshec, është asfaltuar rruga në lagjen Ademi ne gjatësi prej 400 metrave dhe lagjen Hajdari ne gjatësi prej 260 metra. Këto janë disa nga projektet të cilat kanë përfunduar gjatë këtij viti, ndërsa janë në fazën finale edhe dhjetëra projekte të tjera dhe ato të cilat kanë përfunduar.