Qumështorja Drena ka vendosur të bashkëpunojë drejtpërdrejt me qytetarët për mbledhjen e qumështit. Sipas qumështores Drena ka pasur ankesa nga qytetarët se nuk kanë ku ta lënë qumështin dhe kësisoj po detyrohen ta derdhin atë.
Drena ka publikuar një njoftim përmes të cilit ju bën thirrje fermerëve dhe pikave grumbulluese që qumështin ta dërgojnë tek ata.
“Duke ju falënderuar konsumatorëve tanë të nderuar numri i të cilëve po rritet në vazhdimësi, po rritet edhe kërkesa për qumësht të freskët. Duke mos dashur për të prishur harmoninë mes fermerëve dhe përpunueseve, njëherish duke ju ofruar mundësinë e parë fermerëve Kosovarë, ftojmë të gjithë ata që nuk kanë ku të dorëzojnë qumështin të lajmërohen tek ne!”
Mos të harrojmë që Drena është një kompani që merret me prodhimin e qumështit dhe nënprodukteve të tij 100% të freskëta dhe natyrale, si: jogurt, ajran, kumshtë, kos, gjizë, mazë, tëlyen, djathë lope, dhie, deleje & buallice. Ndër të tjera është prodhuesi i vetëm në Ballkan i Mozzarellës së buallicës.
*Artikull i sponsorizuar
-
Fermerët “lajnë” me qumësht Ministrinë e Bujqësisë
-
Fermerët e qumështit me traktorë e cisterna protestojnë nesër para Ministrisë së Bujqësisë
-
Prodhuesit vendorë dalin me pesë kërkesa për institucionet
-
Durmishi: Në tregun kosovar kanë më shumë hapësirë produktet e importuara sesa ato vendore
-
Fusha: Shteti të heqë TVSH-në për produktet me qumësht të freskët