Pacientët e sëmurë me kancer nuk do të presin orën e caktuar për të marrë terapinë e nevojshme në Klinikën e Onkologjisë në QKUK.
Tash e tutje, ky shërbim ofrohet 24 orë pa ndërprerë në dhomat emergjente, raporton KTV.
Kjo mundësi i ka gëzuar pacientët.
Ndërkaq drejtori i kësaj klinike tha se janë në procedurë të rekrutimit të një numri shtesë të stafit, meqë janë rritur nevojat për ofrimin e këtij shërbimi 24 orë.
Për ministrin e shëndetësisë, trajtimi i rasteve të tilla në çdo kohë, do të ulë edhe shpenzimet e qytetarëve.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së Basri Sejdiu, tha se me qëndrimin 24 orësh të pacientëve do të mundësohet trajtimi i më shumë pacientëve.
Edhe
Klinika e Onkologjisë me shërbime të reja
Nga e hëna shërbimi 24 orësh do të nisë edhe në Klinikën e Kardiokirurgjisë.
Në promovimin e këtij shërbimi, ministri i shëndetësisë, Ismaili, bëri të ditur se nga java e ardhshme do të vendoset me zyrë në hapësirën e QKUK-së dhe një herë në javë do të qëndrojë aty për t’u informuar më mirë rreth zhvillimeve në këtë institucion.