Drejtoria e Arsimit në Komuna e Gjilanit do t’iu mundësojë fëmijëve nga Shqipëria të cilët u strehuan në Kosovë pas tërmetit, të vijojnë mësimin në shkollat e kësaj komune.
Këtë e ka bërë të ditur, drejtori i Arsimit në këtë komunë, Nazim Gagica.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Duke u bazuar në rëndësinë e arsimimit të fëmijëve, Drejtoria Komunale e Arsimit do të mundësoj qasje për arsimim, në shkollat tona, për fëmijët nga Shqipëria të strehuar në Komunën e Gjilanit”, ka shkruar ai në Facebook.
Sipas tij, fëmijët nga Shqipëria të strehuar në Gjilan duhet të kenë mundësi për t’u arsimuar, për kohën sa qëndrojnë në Komunën e Gjilanit dhe nuk duhet të humbin asnjë ditë të mësimit.
Gagica thotë se në kuadër të identifikimit të fëmijëve të strehuar, pikë kontakti për qytetarët do të jetë Drejtoria e Arsimit dhe shkolla më e afërt ku janë të strehuara familjet.