Ngacmimet seksuale të cilat dyshohet se u ishin bërë nxënëseve të një paraleleje të klasës së gjashtë në shkollën “Mazllum Këpuska”, nga mësimdhënësi i Gjuhës Shqipe, me inicialet B.V., ishin të njohura edhe për drejtorin e Arsimit dhe drejtuesit e kësaj shkolle.
Drejtori i Arsimit në komunën e Gjakovës, Bernard Frrokaj, thotë se me të marrë ankesat e prindërve dhe nxënësve për këto ngacmime, ai kishte formuar një komision për t’i hetuar këto dyshime, raporton KTV.
Por, kjo drejtori nuk kishte pasur mundësi ta suspendonte atë, për shkak të hetimeve të nisura nga Prokuroria.
Derisa, atij i ishte ndaluar që të japë mësim në këtë paralele.
Kryetari i Këshillit Drejtues në shkollën ‘Mazllum Këpuska “ , Edmond Dushi, thotë se më 9 janar të këtij viti, ai zyrtarisht u informua nga prindërit për ngacmimet seksuale që po u bëheshin disa prej nxënëseve të kësaj paraleleje.
KTV ka tentuar të marrë sqarime edhe nga drejtori i kësaj shkolle, Arbënor Pozhegu, por ai nuk ka pranuar të flasë, me arsyetimin se për këtë rast tashmë kanë nisur hetimet nga Prokuroria dhe Policia.
Edhe
Drejtoria e Arsimit në Gjakovë dhe shkolla dinin për ngacmimet suksuale të arsimtarit
B.V., rreth të pesëdhjetave, mësimdhënës i Gjuhës Shqipe, dy ditë më parë u arrestua nga policia me dyshimet se kishte ngacmuar seksualisht 27 nxënëse të një paraleleje të shkollës “Mazllum Këpuska”, në Gjakovë.
Ndërsa, një ditë më parë, gjykata ia caktoi atij masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
-
Aktakuzë ndaj mësuesit që ngacmoi seksualisht 27 nxënëse në Gjakovë
-
Mësuesi në Gjakovë dyshohet për ngacmim seksual të 27 nxënëseve, kërkohet paraburgimi i tij
-
Ministria për rastin e drejtorit të dyshuar për ngacmim seksual: Të trajtohet me prioritet
-
Pezullohet drejtori i një shkolle në Gjakovë pas dyshimeve për ngacmim seksual ndaj një të miture