Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Drejtoria e arsimit dhe Këshilli i Prindërve distancohen nga parambrëmja e maturantëve

Drejtoria e Arsimit në Ferizaj nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur se distancohet nga organizimi i parambrëmjes së maturantëve.

Pa pëlqim paraprak të shkollës, maturunatët kanë paraparë një koncert për datën 17 janar, në të cilin do të performojnë disa këngëtarë. Për një mbrëmje të tillë, pjesëmarrësit individualisht do të paguajnë nga 20 euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një takim të mbajtur të premten ndërjet Drejtorisë së Arsimit, drejtorëve të shkollave të mesme, përfaqësuesve të Këshillit të Prindërve dhe Policisë së Kosovës, një organizim i tillë ëhstë cilësuar i paligjshëm.

Drejtori për arsim, Afrim Llabjani ka thënë se një organizim i paligjshëm, i pambështetur në udhëzimet administrative e aspektet kurrikulare që parashohin organizime jashtë shkollore.

Ai tha se duke qenë si i tillë një organizim që nuk ka mbështetjen dhe iniciativën nga Drejtoria e Arsimit, në dakordim të plotë edhe me përfaqësuesit e prindërve si dhe drejtorët e shkollave, konfirmoi se Drejtoria e Arsimit, Këshilli i Prindërve dhe drejtorët e shkollave të mesme në Ferizaj distancohen nga ky organizim meqenëse nuk janë organizatorë.