Drejtori i Thesarit, Ahmet Ismaili, përmes një letre publike ka thënë se vjedhja që ka ndodhur në institucionin që drejton është krejtësisht veprim individual.
Ai, në letër nuk ka folur për përgjegjësitë, por ka thënë se është çuar dëm mundi i shumë punëtorëve që në këtë kohë pandemie kanë punuar edhe me orar të zgjatur.
Ai tha se prej 16 tetorit është në izolim, pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
“Veprimi që ka ndodhur është krejtësisht individual, duke tejkaluar autorizimet ligjore, duke ndërmarrë veprime të palejuara, duke krijuar përdorues false në sistem dhe duke thyer/resetuar fjalëkalime të zyrtarëve përgjegjës të ministrisë, nga e cila janë marre mjetet. Pra, ka përdorur qasjet nga sistemi për të bërë krim, i cili ka pasur qëllim mashtrimin përmes manipulimit dhe thyerjes nga brenda të sistemeve, që bie në domenin e krimit kibernetik po ashtu. Ky veprim është kryer pa bashkëpunim dhe pa asnjë aprovim nga eproret”, ka thënë Ismaili në letër.
Për këtë vjedhje që u zbulua të mërkurën, u arrestua zyrtari i Thesarit Labinot Gruda, ndërkohë pronarët e firmës ku përfunduan mjetet, mbi 2 milionë euro, janë në arrati.
{gallery}
-
Më 7 dhjetor shpallet aktgjykimi për vjedhjen e 2 milionë eurove të Thesarit
-
Shtyhet seanca për rastin “Thesari”, i akuzuari Shala po negocion me prokurorinë
-
Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve në rastin e vjedhjes së mbi 2 milionë eurove nga Thesari
-
Bajrami: Menjëherë të nisë kthimi i 2,1 milionë eurove të Thesarit
-
Ngrihet aktakuzë ndaj të dyshuarve për vjedhjen e dy milionë eurove të Thesarit