Ekzekutivi i Komunës së Ferizajt njofton qytetarët se ka vendosur kufizimin e aktiviteteve të tija pas konfirmimit se drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, ka dalë pozitiv në testin për COVID-19.
Në një njoftim për media thuhet se ekzekutivi do të ndërmarrë të gjitha veprimet konform rregullave për mbrojtjen e shëndetit publik, të rekomanduara nga IKSHPK.
Ndryshe, nga 13 marsi, kur është regjistruar rasti i parë me koronavirus në Kosovë, e deri më sot, janë konfirmuar 2.590 raste, prej tyre 1.394 të shëruar dhe 47 me përfundim fatal.
Artikuj të ngjashëm
-
Shtatë drejtorë të Komunës së Ferizajt të infektuar me COVID-19
-
12 shkolla në mësim online në Ferizaj, 517 nxënës e 112 mësimdhënës të infektuar
-
Ngritja enorme e rasteve me COVID-19 alarmon Ferizajn
-
Mbi 2 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë
-
Një i vdekur e 23 raste të reja me COVID-19 në Kosovë