U.d i kryeshefit ekzekutiv të KOSTT-it Shaban Neziri, ka pritur në takim drejtorin e AKI-së, Petrit Ajetin. Siç thuhet në njoftimin e KOSTT-it, në këtë takim janë adresuar rreziqet e mundshme që mund të prekin sigurinë e Kosovës, me fokus të veçantë, kërcënimet ndaj infrastrukturës vitale në sektorin energjetik.
Vlerësohet se bashkëpunimi ndërinstitucional është thelbësor për reagim të koordinuar e qëndrueshmëri përballë sfidave të sigurisë.
"Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit institucional për identifikimin dhe adresimin e rreziqeve që mund të prekin sigurinë e Kosovës, me fokus të veçantë te kërcënimet ndaj infrastrukturës vitale. Në këtë kontekst, u theksua rëndësia e parandalimit dhe trajtimit të rreziqeve të sabotimit dhe cenimeve të sigurisë që mund të ndikojnë në funksionimin e sistemit elektroenergjetik. KOSTT vlerëson se bashkëpunimi ndërinstitucional është thelbësor për shkëmbimin e informatave, koordinimin e masave parandaluese dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës të infrastrukturës kritike, duke siguruar reagim të koordinuar dhe qëndrueshmëri më të lartë përballë sfidave të sigurisë”, thuhet mes tjerash në postimin në Facebook të KOSTT-it.
-
Shoqata e Prodhuesve kërkon që gazi amerikan të jetë alternativë e furnizimit me energji
-
Përfaqësues të bizneseve ankohen se energjia elektrike po ua pengon zhvillimin
-
Prattipati: Mundësitë për bashkëpunim në mbrojtje e energji janë të pakufishme
-
Oda Amerikane kërkon debat për gazin amerikan, kritikon institucionet për mosgatishmëri
-
OEAK: Refuzimi i gazit amerikan rrezikon partneritetin me SHBA-në